Qindra pensionistë janë mbledhur para ndërteses së Ministrisë së
Financave në Athinë, duke protësuar për reformat e reja qeveritare që
sipas tyre kanë gjunjëzuar edhe më shumë qytetaret dhe kanë kërkuar
njëkohesisht zhvillimin e zgjedhjeve parlamanetare.

Pensionistët kane shpërndarë ushqime në një veprim simbolik për të reflektuar se njerëzit jane te uritur për shkak të krizes dhe masave financiare te viteve te fundit.

Ata kundershtojne reformat e reja te qeverise qe parashikojne rritjen e moshes se pensionit, reduktimin e te ardhurave dhe rikthimin e pensionit te 13-te.

“Kryeministri dëgjon vetëm atë që ai dëshiron të dëgjojë. Punëtorët, pensionistët dhe të papunët do t’i dërgojnë atij mesazhin e tyre përmes protestave dhe nesër përmes zgjedhjeve, sepse zgjedhjet do të vijnë së shpejti”, tha Angelos Koursaris, pensionist.

Nga ana e tij kryeministri Samaras deklaron se vendi do te dale shume shpejt nga paketa e ndihmes ekonomike se huadhenesve dhe kjo do te permiresoje jetesen per njerezit ne nevoje.

“Qëllimi ynë ishte të dilnim nga ndihma ekonomike e kreditoreve më herët dhe tani ne po e realizojme kete. Keshtu qe do te kete lehtësim per ata qe jane lenduar financiarisht, për ata që kane vuajtur”, thotë Samaras.
 
Shanset qe se shpejti Greqia te shkoje drejt  zgjedhjeve  të parakohshme kombëtare jane rritur pasi kryeministri grek  i cili ka pershpejtuar me dy muaj zgjedhjen e presidentit te Republikes, duket se nuk mund te siguroje 180 vota ne parlament  per kandidatin e ri te kreut te shtetit.

Koalicioni qeveritar ka kerkuar nje shans te fundit per te cuar deri ne fund reformat pasi fryma e pakenaqesise ne vend per masat e kursimit eshte rritur ne muajt e fundit dhe kjo ka sjelle destabilizim politik ne vend . Nderkohe sondazhi i fundit i publikuar ne mediat greke tregon se nese Greqia shkon drejt zgjedhjeve te parakoheshme fituesit do te jene Radikalet e Majte te partise opozitare ‘Syriza’, qe kane premtuar anullimin e shume prej masave shtrenguese te qeverise aktuale

Top Channel