Torturat në burgjet e CIA-s, Dick Cheney: Bush dinte gjithçka

11/12/2014 00:00

George Bush ishte plotësisht i informuar mbi metodat e marrjes në pyetje
të CIA-s, dinte çdo gjë që duhej të dinte mbi programin e agjensisë,
ndërsa raporti i Senatit është i mbushur me broçkulla.

Në intervisten e dhene per ‘Fox News’, ish-zevendesi i tij Dick Cheney e pershkroi permbledhjen polemizuese te Dhomes se Larte te Kongresit Amerikan si “nje pune te dobet”, e per me teper plot boshlleqe dhe te meta, edhe pse e pranoi se e nuk ka lexuar dokumentin deri ne fund.

Raporti dilte ne perfundimin se CIA qe i mbron me force metoda te tilla si simulimi i mbytjes me uje nuk i ka vene ne dijeni politikanet mbi gjithe çfare ndodhte ne kete program. Por Cheney e hedh poshte nje pretendim te tille.

“Mendimi se Komisioni po perpiqet te tregoje se ne nje fare menyre, agjencia operonte permes mashtrimit dhe se neve nuk na thuhej çfare ndodhte, se presidentit nuk i tregohej, eshte nje genjeshter e madhe.Presidenti bush dinte cdo gje qe duhej te dinte dhe qe donte te dinte mbi marrjen ne pyetje. Ai ishte ne dijeni te teknikave te perdorura; ishte plotesisht i informuar’, u shpreh Dick Cheney.

Vete ish- Presidenti republikan kryesoi valen e akuzave kunder raportit qe perpara publikimit te tij te marten, duke mbrojtur CIA-ne ne nje interviste per CNN-in. “Jemi me fat qe kemi burra e gra te cilet punojne fort prane kesaj agjencie per te miren tone”, tha Bush.

Raporti i Komisionit të Zbulimit jepte detaje mbi taktikat e marrjes në pyetje të elementëve të Al-Kaedës dhe personave të tjerë qe mbaheshin në burgjet sekrete të CIA-s në Afganistan, Poloni, Rumani, Kubë dhe vende të tjera ne periudhen e viteve 2002-2009.

Sipas tij, edhe pse mund te justifikoheshin me te kunderten, te tilla teknika brutale nuk arriten te ofrojne informacione qe te çonin ne shmangien e kercenimeve te ndryshme. Cheney kembengul se ‘programi ka shpetuar jete njerezish dhe se CIA meriton te lavderohet per punen e saj, e jo te denohet’.
 

Top Channel