Operacioni i INUK, qytetarët vijojnë edhe vetë prishjet. Rikthehen lulishtet

11/12/2014 00:00

Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar është duke prishur ndërtimet pa leje
apo tendat e ndryshme që kishin zënë hapësirat edhe në qendër të
kryeqytetit.

Në zonën e Shallvareve, pranë ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, si dhe zona te tjera kane nisur te ndertohen lulishte dhe  pronaret e lokaleve jane angazhuar per sistemimin e ketyre hapesirave. Kryeinspektorja Dallendyshe Bici konfirmon kete bashkepunim.

“Ajo që është vënë re, sidomos në këto aksionet e fundit, është që kemi gjetur një mirëkuptim të mrekullueshëm me qytetarët. Kjo do të thotë që tashmë, jo vetëm i është dhënë fund ndërtimeve pa leje, por qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyer me INUK-un, duke i prishur vetë objektet e tyre të paligjshme”, tha Bici.

Kryeinspektorja sqaron se aksioni per prishjen e objekteve  pa leje do te vijoje edhe ne ditet e ardhshme, paralelisht ne qender dhe periferi te kryeqytetit, si dhe ne qytete te tjera apo zona bregdetare.

“Aksioni vazhdon intensivisht në kryeqytet. Aktualisht jemi duke prishur në zonën e Shallvareve, ish-ekspozita, Stadiumi “Selman Stermasi”, pjesa e ‘Petro Ninit’ dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Deri tani në qytetin e Tiranës janë prishur rreth 3200 ndërtime të kundraligjshme dhe aksioni do të vijojë në të gjitha zonat e Kryeqytetit, dërisa t’i jepet fund paligjshmërisë”, tha Bici.

Sipas Bicit  askush nuk mund te pretendoje per prishje selektive ne kete aksion qe ka per qellim kthimin e hapesirave te munguara qytetareve. Por nga ana tjeter, tanime edhe qyetaret jane ndergjegjsuar se nuk mund të ndërtojnë më pa leje, pasi dihet fundi dhe se ligji i ndëshkon të gjithë njëlloj. 

Top Channel