PD: Mashtrim me shifrat e punësimit

11/12/2014 00:00

Pas analizës së shifra zyrtare, Partia Demokratike thotë se vendet e
punës nuk jane rritur as me 81 mije, siç thotë Kryeministri Edi Rama, as
me 36 mijë, siç thote INSTAT.

Sipas Partisë Demokratike, për shkak te keqqeverisjes vendet e punes janë mbyllur dhe situata po bëhet alarmante.

“Papunësia dhe mjerimi kanë arritur në nivelet më të larta të 20 viteve të fundit dhe qytetarët e demonstrojnë këtë çdo ditë publikisht”, thotë Rivdan Bode, ish-ministër i Financave.

Bode thote se nje nga te dhenat qe zbulon mashtrimin e Qeverise me te papunet jane dy zera te ekonomise, industria dhe ndertimi.

“Absurditeti i deklarimeve për rritje punësimi nga ana e Qeverisë dhe INSTAT qëndron në faktin se ky punësim shtesë paska ndodhur kryesisht në degët e industrisë dhe në ndërtim pikërisht degët që një muaj më parë u raportuan me rënien më të thellë ekonomike respektivisht me 8 dhe 22%, dhe për më tepër kur ndërtimi mbetet tërësisht i bllokuar sipas akteve të nxjerra nga Qeveria”, tha Bode.

Ne analizen e ish-ministrit te Finacave vendet e punes rriten kur ka rritje te kreditimit te ekonomise, kur fitimet e biznesit jane me te larta dhe kur investimet e huaja dhe ato publike jane me rritje. Te jithe keta tregues, sipas zotit Bode rezultojne me renie drastike na 20-40 per qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Në çdo 4 lekë të prodhuara gjatë vitit 2014, 3 lekë i ka marë Qeveria përmes rritjes së taksave dhe vetëm 1 lekë i është lënë qytetarëve dhe biznesit, për qëllimet e punësimit dhe mirëqënies”, tha Bode.

Partia Demokratike i kerkoi Qeverise qe ne vend te mashtrimit dhe propagandes, t’u jape shqiptareve 300 mije vendet e punes te premtuara ne fushate elektorale.

Top Channel