Protestë kundër çensurës së pornografisë

11/12/2014 00:00

Autoriteti i mediave vizive në Britaninë e Madhe ndaloi një sërë kategorish të filmave pornografikë me arsyetimin se nxisin dhunën.

Vendimi për të shmangur nxitjen e dhunës ka nxitur protesta. Rreth 500 persona kanë njoftuar pjesëmarrjen në një protestë para godinës së qeverisë britanike, Westminster ditën e premte kundër asaj që e cilësojnë çensurë ndaj filmave me pullë të kuqe.

Protestuesit kanë njoftuar planin e manifestimit, ku do të improvizohen marrëdhënie seksuale të kategorive të bllokuara prej autoriteteve britanike.

Përveç kundërshtimit të ligjit, organizatorët thonë se kërkojnë të thyejnë edhe një rekord, atë të improvizimit më të madh të marrëdhënieve seksuale në publik.

Autoriteti i mediave vizive në Londër mori vendimin për të bllokuar disa kategori më datë 1 dhjetor.

Top Channel