“Globi i Artë”, kandidaturat për ceremoninë e 11 janarit

11/12/2014 00:00

Benedict Cumberbatch, Eddie Redmayne dhe Felicity Jones janë në mesin e një morie yjesh britanikë, pretendentë për çmimet “Globi i Artë” 2015.

Cumberbatch, Redmayne and David Oyelowo, janë ndër 3 kandidaturat për “Aktorin më të mirë” në një dramë. Felicity Jones, bashkaktore në filmin biografik “The Theory of Everything” (Teoria e gjithçkaje) të Stephen Hawking, është pretendente për “Aktoren më të mirë” në një dramë, ashtu sikurse dhe Rosamund Pike, aktore në filmin “Gone Girl” (Vajza e zhdukur).

Ceremonia e 72-të e çmimeve “Globi i Artë” do të mbahet në Beverly Hills më 11 janar 2015.

Cumberbatch vjen si kandidaturë për rolin e tij si shkelës i kodit të Luftës së Dytë Botërore (Alan Turing), në filmin “The Imitation Game” (Loja e imitimit), për të cilin Keira Knightley ka marrë një kandidaturë për “Aktorja më e mirë dytësore”.

Redmayne dhe Cumberbatch janë nominuar gjatë së mërkurës edhe për çmimet “Screen Actors Guild”, ashtu sikurse Jones, Pike dhe Knightley, ndërkohë që dy të parët priten të marrin kandidatura edhe për çmimet Oscar gjatë muajit të ardhshëm, ashtu sikurse Michael Keaton, për rolin e tij në “Birdman” (Njeriu zog), një film komik.

Për shkak se “Globi i Artë” ndan kandidaturat mes filmave dramë, muzikalëve dhe komedive, Keaton është përfshirë në një tjetër kategori.

Ish-ylli i “Spooks” (Hija), David Oyelowo, është kandiduar për rolin e tij si Martin Luther King, në tregimin e të drejtave të njeriut “Selma”, një film që është listuar mes kandidatëve për të fituar çmimin “Filmi më i mirë Dramë”, së bashku me “Boyhood”, “Imitation Game”, “The Theory of Everything” dhe “Foxcatcher”.

Ralph Fiennes njihet për performancat e tij komike në “The Grand Budapest Hotel”, që i bashkohet “Birdman”, përshtatjes së Stephen Sondheim në “Into the Woods”, komedisë së Bill Murray “St Vincent” dhe filmit britanik “Pride”, për kategorinë e filmit më të mirë komedi apo muzikal.

Dame Helen Mirren është kandidate për “Aktoren më të mirë” në një muzikal apo komedi, për rolin e saj në “The Hundred-Foot Journey”, ashtu sikurse është dhe Emily Blunt për rolin e saj në “Into the Woods”. Ky i fundit i jep Meryl Streep kandidaturën e saj të 29-të në historinë e “Globit të Artë”. Nëse ajo zgjidhet si aktorja më e mirë dytësore për performancën e saj si magjistare zanash, ky do të ishte triumfi i saj i nëntë në një event të tillë.

Filmat me më shumë kandidatura

Birdman – 7
Boyhood – 5
The Imitation Game – 5
Gone Girl – 4
The Grand Budapest Hotel – 4
Selma – 4
The Theory of Everything – 4

Top Channel