Kukës, nis shlyerja e borxheve. Në 10 ditë 42 milionë lekë

11/12/2014 00:00

Ndryshe nga sa mendohej, se në Kukës energjia nuk paguhej në masë, 10 ditët e fundit në zyrat e OSHEE-së në këtë qytet ka pasur radhë të gjata për të paguar faturat.

Shuma e arkëtuar gjatë këtyre ditëve është 42 milionë lekë, ndërsa janë lidhur 962 kontrata të reja. Kompania ka shtuar sportelet dhe oraret e punës.

Ndërkohë, numri i debitorëve në gjithë qarkun është shumë i madh dhe sipas informacioneve, dy janë masat që kanë nxitur këtë fluks.

Lehtësimi duke caktuar një kuotë prej 2.500 lekë në muaj për pagesën e borxheve dhe paralajmërimi i punonjësve të administratës shtetërore se do humbin punën për shkak të borxheve.

Top Channel