Fushë Krujë, përfshihen nga flakët dy makina në një pikë karburanti

11/12/2014 00:00

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të ditës së enjte në Fushë Krujë.

Bëhet e ditur se makinat e përfshira nga flakët ishin të parkuara në një pikë karburanti dhe nga të dhënat e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të munduar neutralizimin e flakëve, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këto dy automjete. 

Top Channel