Integrimi, Bregu: Problemi ynë, kriteri politik

12/12/2014 00:00

Është mbajtur paraditen e së premtes në Tiranë, në Qendrën e Informimit të BE-së takimi mbi procesin e integrimit evropian dhe hapat e Shqipërisë në këtë drejtim.

Duke marrë fjalën, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka vënë në dukje se përgjatë këtij procesi vendi ynë ka çaluar gjithmonë në përmbushjen e kriterit politik.

“Kriteri politik për integrimin ka qenë gjithmonë problematik në Shqipëri. Shpesh herë janë bllokuar vendimet për shkak të mungesës së konsensusit politik”, ka thënë Bregu.

Ajo ka theksuar se, Bashkimi Evropian nuk mund të zëvendësojë vullnetin që duhet të ketë qeveria për plotësimin e kritereve.

“Për të arritur standardet evropiane duhet të tregohet përgjegjshmëri. Për këtë kërkohet nga qeveria një përfshirje më e madhe e aktorëve politikë”, ka shtuar Bregu.

Top Channel