Arkitektura italiane ne Shqipëri, konferencë e 4 ekspozita me modele dhe fotografi

12/12/2014 00:00

Mbi gjurmet e arkitektures italiane ne Shqiperi, Ambasada italiane ne
vendin tone dhe Instituti Italian i Kultures, kane organizuar nje seri
aktivitetesh ne Tirane. Me specifikisht per to flet ambasadori italian
Massimo Gaiani.

“Sot do te kete nje konference shkencore, ku do te bashkohen te gjithe profesoret universitare e shqiptare qe kane bere kerkime mbi ndertesat e projektuara nga arkitekte italiane gjate viteve 20-30-40. Eshte nje event i vecante, sepse jane shume universitetet qe kane bere nje kerkim te tille dhe merita jone eshte qe i kemi mbledhur bashke, per te nxjerre edhe konkluzionet e tyre. Per publikun do te celen njekohesisht kater ekspozita, te shtunen duke nisur nga ora 11.00. Njera ne kryeministri, ku do te ekspozohen modele dhe fotografi si eshte zhvilluar qendra e Tiranes qe njohim sot, ndersa ekspozitat e tjera do te jene ne Universitetit Politeknik, Universitetin e Arteve dhe tek Rektorati. Do te kemi arkitekturen e nje shekulli me pare, por edhe prezencen e studiove te sotme te arkitekturave italiane ne Shqiperi, pra te shkuaren dhe te tashmen. Ekspozitat do te jene te hapura deri ne fund te ketij viti. Besoj se eshte interesante per qytetaret te dine sesi eshte zhvilluar Tirana e sotme. Projekti i pare i qendres ishte ne nje stil disi barok dhe i ngjante qyeteve austro-hungareze, por me pas u vendos nje aspekt me i paster dhe i thjeshte. Ne 1920, kur Brazini, nje prej arkitekteve te medhenj italian, konceptoi aksin e bulevardit, e beri ne nje moment kur Tirana ishte e vendosur ne nje tjeter zone. Ai zgjodhi nje terren qe ishte bosh dhe ideoi bulevardin, ndertesat e ministrive dhe pallatet e Sheshit ‘Skenderbej’. Me pas De Fausto, ai qe realizoi projektin, e spostoi pak aksin, per ta vene ne te njejten linje me nje rruge qe ekzistonte. Keshtu lindi Tirana qe njohim sot”, shpjegon Gaiani.

Keto aktivitete zhvillohen ne kuader te presidences italiane te Keshillit te Bashkimit Europian.

Top Channel