Facebook mendon për butonin ‘dislike’

12/12/2014 00:00

Përdoruesit e kanë kërkuar prej kohësh, por Facebook ka refuzuar ta vendosë, të paktën deri më tani.

Rrjeti social më i madh në botë po mendon seriozisht që postimeve të ndryshme t’u shtohet edhe butoni ‘dislike’ (Nuk më pëlqen).

Këtë e konfirmoi vetë themeluesi Mark Zuckerberg gjatë një sesioni të “Q&A” në Kaliforni, ku tha se vendosja e këtij butoni ishte kërkesa me numrin më të madh të mbërritur nga përdoruesit.

Ai shpjegoi edhe arsyet se përse ky buton nuk është vendosur deri më tani. “Nuk kemi dashur të demoralizojmë përdoruesit dhe postimet e tyre, megjithatë tani duhet të gjejmë një mënyrë për të vendosur këtë buton, pa demoralizuar postimet.

Të dhënat tregojnë që çdo ditë në Facebook butoni ‘Like’ shtypet plot 4.5 miliard herë.

Top Channel