Ky është momenti kur një djalë i vogël hutohet fare pasi shikon për herë të parë motrat e tij binjake.

Një video familjare e xhiruar në SHBA tregon vogëlushin Landon të ulur në kolltuk mes dy motrave identike. Me sytë e hapur nga habia dhe me kokën që e lëviz sa majtas-djathtas, Landoni duket qartë se po habitet nga fakti që po sheh dy bebe të njëjta.

Më pas, Landoni e heq vështrimin nga vajzat e veshura njësoj dhe shikon drejt e te kamera me një vështrim që duket sikur thotë “MË NDIHMONI”, duke bërë që ata që po e xhirojnë të shpërthejnë në të qeshura.

Klikoni këtu për videon.

Top Channel