Meta: Nishani bëri detyrën për guvernatorin, tani radha e Kuvendit

12/12/2014 00:00

Përkundër deklarimit të zërave me peshë të mazhorancës së Presidenti nuk
mund të dekretojë një emër për Guvernator të ri, jashtë 9 anëtarëve të
Këshillit Mbikëqyrës, kryetari i Kuvendit vlereson se Bujar Nishani ka
zbatuar detyrimin e tij kushtetues.

Por, pavaresisht se vetem pak ore perpara ishte takuar me Kryeministrin Rama, Ilir Meta la te kuptohet se mazhoranca ende nuk ka kristalizuar qendrimin per emrin e propozuar nga Nishani, kur nuk iu pergjigj drejtperdrejt pyetjes, cili eshte qendrimi i mazhorances per emrin e Gent Sejkos.

“Presidenti i ka përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, edhe Kuvendi do të përmbushë detyrimet e tij ligjore”, tha Meta.

Me i qarte eshte Ilir Meta kur per bojkotin e opozites, pavaresisht se shmang deklarimin e afateve per djegien e mandateve te deputeteve demokrate.

“Unë besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet dhe janë pjekur të gjitha kushtet që opozita të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita duhet të përmbushë të gjithë detyrimet e saj kushtetuese parlamentare, para elektoratit të saj, por edhe para vendit”, u shpreh Meta.

Deklarimi  optimist i Kryetarit te Kuvendit per nderprerjen e bojkotit nga opozita, u be ne interesim te medias perpara aktivitetit te Kuvendit me perfaqesues te shoqerise civile per trasparencen e ketij institucioni.

Ne kete kontekst shefi i misionit te OSBE-së deklaroi se parlamenti eshte institucioni ku duhet te perfaqesohen zgjedhesit.

“Parlamenti është institucioni qendror i demokracisë. Parlamentarët kanë përgjegjësinë të dëgjojnë zgjedhësit e tyre dhe t’ju përgjigjen nevojave të tyre në kohë dhe në mënyrë efektive”, tha Raunig.

Konferenca e kryetareve shtyu nje dite me pare mbylljen e ketij sesioni, nga data 18 per ne 24 dhjetor, duke i dhene edhe nje jave mundesi paleve per arritjen e marrëveshjes së kerkuar nga opozita, e cila ndodhet në limitet e afatit për djegien e mandateve.

Top Channel