Britani, mbyllet hapësira ajrore e Londrës, shkak defekti teknik

12/12/2014 00:00

Hapësira ajrore e Londrës është mbyllur përkohësisht gjatë pasdites së të premtes, për shkak të një defekti teknik në sistemin kompjuterit. Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi të shkurtët të trupës së kontrollit të trafikut ajror europian, “Eurocontrol”, në faqen zyrtare të internetit.

Shërbimi kombëtar i trafikut ajror në Britani, NATS, ka shpjeguar se problemi teknik është pësuar në qendrën e kontrollit të trafikut ajror në qendrën e Swanwick-ut, në Hampshire, në jug të Anglisë.

“Kërkojmë ndjesë për ndonjë shtyrje, por ekipi reagues ndaj incidenteve është mobilizuar maksimalisht për zgjidhjen e këtij problemi”, bëri të ditur NATS.

Aeroporti kryesor i Londrës, “Heathrow”, njfotoi se asnjë fluturim nuk do të ngrihej dhe as nuk do të ulej në të. Ndërsa aeroporti i Gatwick, i cili shërben gjithashtu për Londrën, tha se pavarësisht se nuk do të ngrihej asnjë avion në fluturim, ata që ishin nisur për aty po zbresin.

Aeroporti i Manchesterit, në veri të Anglisë, njoftoi se nuk ishte prekur nga ku defekt teknik dhe se ishte i gatshëm të priste fluturimet e devijuara. Sipas BBC, hapësira ajrore e Londrës do të mbetet e mbyllur të paktën deri në orën 19 (lokale, ose 20:00 me tonën) të së premtes.

“Eurocontrol” deklaroi se problemi informatik ka prekur vetëm të dhënat kompjuterike në serverin e Qendrës së Kontrollit Ajror të Londrës, dhe se inxhinierët po punojnë për zgjidhjen”.

Top Channel