Një grua e cila bënte video pornografike brenda një kishe në Austri ka deklaruar para gjykatës se në krahasim me mëkatarët e tjerë ajo është “një engjëll”. 29-vjeçarja e njohur me emrin “Babsi” e bëri këtë deklaratë gjatë seancës së pyetjeve të prokurorit Alfred Schaumueller.
Kur u pyet pse zgjodhi një kishë për videot e saj të “nxehta”, ajo u përgjigj: “Më besoni, nëse do shikoni se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë, unë do ju dukem engjëll.”
Jashtë gjykatës, “Babsi” tha për mediat: “Të them të drejtën, e gjitha kjo më duket çnjerëzore. Nuk e dija fare që ishte e paligjshme, por jam krenare që e gjithë Austria i ka parë videot e mia pasi kjo do të thotë që jam e mirë në atë që bëj.”
Gruaja polake i ka kërkuar falje priftit të kishës dhe është detyruar të paguajë rreth 5 mijë $ gjobë, as sa gjysma e atyre që ka fituar nga videot.
Edhe pse në video fytyra e gruas polake nuk duket asnjëherë, dikush e njohu atë nga gjoksi dhe e denoncoi në polici.
Top Channel