“Digitalb Magic”, nga mjeshtrat e magjisë me famë botërore

12/12/2014 00:00

Në datë 12 dhjetor, ora 11:00 dhe ora 17:00, do të shfaqet në fasadën e Teatrit të Operas dhe Baletit një njeri me “banner”-in “Digitalb” të pozicionuar në krah, i cili do të qëndrojë pothuajse në ajër.

Do të luhet me efektin “wow”, me faktin që askush nuk e pret se dikush do t’i thërrasë nga lart, për më tepër ta ftojë në një event falas, që ka për subjekt magjinë. Por, a do të kufizohet me kaq “Digitalb”?

E gjithë kjo do të shërbejë për të befasuar kalimtarët, me të cilët ai do të komunikojë në distancë. Praktikisht, do t’i ftojë ata të marrin pjesë në eventin e ditës së nesërme, datë 13 dhjetor, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 18.00.

Për këtë të dytin, “Digitalb” premton që do të jetë një festë. Një festë për fëmijët, që nuk kanë mundur në këto vite të shohin magjistarët teksa performojnë, pasi iu ka munguar si art i mirëfilltë; një festë për të rriturit, që do të kthehen fëmijë; e natyrisht një festë për ata më fatlumët, që do t’iu gëzohen surprizave të “Digitalb” në këtë event.

Pra, “Digitalb” premton se do të sjellë magjinë, e kjo është prova e parë e fjalës së mbajtur!

Ky është thelbi i fabulës së këtij fundviti të “Digitalb”, e cila do të shoqërohet më pas me të njëjtin event në Prishtinë, më 14 dhjetor, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 16:30; e me një event më pak të rezervuar pranë Pediatrisë së QSUT-së në Tiranë, në datën 15 dhjetor.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel