Forumi Urban ndalon në Korçë, Peleshi: Aplikoni për projekte

12/12/2014 00:00

Zv.Kryeministri Niko Peleshi mori pjesë në forumin urban në qytetin e Korçës, ku i bëri thirrje të gjithë bashkive të aplikojne në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

“Jemi duke inkurajuar bashkitë të aplikojnë me projekte, jo thjesht edhe vetëm infrastrukturore, por me projekte urbane që shkojnë përtej një ndryshimi apo përmirësimi infrastrukturor. Fakti që nënvlerësuam publiken, solli më pas dhe pushtimin e publikes. Informaliteti në ndërtim, sjellja jonë me territorin, zhvillimi i territorit në kurriz të brezave që do vijmë, sepse zënia e këndit të lojërave do të thotë të zhvillohesh në kurriz të fëmijëve. Prandaj ne duam të ringjallim përmes këtyre investimeve vlerat e vërteta të bashkëjetesës komunitare”, tha ai.

Zevendeskryeministri Peleshi në fund të fjalës së tij theksoi se zhvillimi urban nuk duhet të neglizhojë trashëgiminë.

Top Channel