Deschamps kërkon rinovimin me Francën, përtej 2016-s

12/12/2014 00:00

Didier Deschamps ka bërë të ditur për AFP, këtë të premte, se i ka mbyllur diskutimet mbi një të ardhme më afatgjatë në krye të “gjelave”, me presidentin e Federatës franceze të Futbollit, pasi dëshiron të qëndrojë përtej Europianit të vitit 2016.

I pyetur nëse do të donte të drejtonte Francës, edhe pasi kjo të ketë organizuar finalet e kampionatit europian të vitit 2016, moment kur dhe i skadon kontrata aktuale, Deschamps është përgjigjur thatë: Absolutisht po!

“Noel Le Graet (shefi i FFF-së) e dëshiron diçka të tillë, edhe unë gjithashtu. Kjo është totalisht e qartë dhe jemi tërësisht dakord mbi këtë çështje”, shpjegoi Deschamps. “Tashmë e kemi diskutuar këtë temë, por do të vazhdojmë të flasim”, tha ai. “Le Graet kërkon të më mbajë përtej finaleve të 2016-s”.

Ish-trajneri i Monakos dhe Juventusit, i cili udhëhoqi Francën drejt triumfeve në Botërorin 1998 në Francë dhe Euro 2000 më Belgjikë-Holandë, si kapiten i ekipit, refuzoi të jepte ndonjë të dhënë se kur mund të realizohet rinovimi i kontratës.

Deschamps kualifikoi Francën për në finalet e Botërorit “Brazil 2014”, ku u mposhtën 1-0 nga Gjermania në çerekfinale, teksa e mori drejtimin e “Les Bleus” në verën e vitit 2012 nga ish-trajneri Laurent Blanc.

Top Channel