Ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale dhe atë Civile

12/12/2014 00:00

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaroi se ka një tjetër nisme për
ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale dhe atë të Proçedurës Civile sa i
takon çështjeve që shqyrton Gjykata e Lartë.

Nisma e deputetëve të mazhorancës synon kufizimin e të drejtës për të ankimuar në Gjykatën e  Larte për të ulur numrin tejet të lartë të dosjeve në këtë gjykatë.

“Është bërë traditë në Shqipërië që çdo çështje hetimore detyrimisht nëpërmjet palëve ankimohet në Gjykatën e Lartë dhe është një fakt që në Gjykatën e Lartë janë rreth 10 mijë çështje që presin të gjykohen dhe nuk mundet që të bëhen në kohë. Morëm këtë nismë dhe kemi marrë një mendim paraprak të Komisionit të Venecias. Në këtë draft janë parashikuar penalitetet për avokatët që në kundërshtim me ligjin zvarrizin çështjet. Drafti është gati dhe është pjesë e ndryshimeve në Kodin e Proçedurës Penale dhe Kodin e Proçedurës Civile”, tha Naço.  

Ministri i Drejtësisë legjitimoi largimin e çdo punonjësi në varësi të dikasterit që drejton që nuk kanë paguar detyrimet për energjinë elektrike, pasi ata kanë shkelur kodin etik deklaroi ai.

Top Channel