Digitalb, “prekni” magjinë

12/12/2014 00:00

Mes tingujve të kolonës zanore të 10-vjetorit të Digitalb kënduar nga Elvana Gjata si dhe qindra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, kompania Digitalb ka nisur eventin e parë të fushatës së fundvitit.

Walter Maffei, magjistari italian pjesë e grupit “Master of Magic”me përfaqësues edhe në vendin tonë bëri që frymëmarrja e qytetarëve kureshtarë të mbledhur në sheshin pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të ndalte për disa çaste pasi askush mes turmës nuk mund të imagjinonte se çfarë do të ndodhte më tej.

Për disa minuta ai qëndroi i varur në murin e institucionit pa asnjë mjet mbajtës apo ndihmën e litarëve.

Kjo zgjedhje e Digitalb nuk është aspak rastësore. Ajo i paraprin supereventit që do të ndodhë në datën 13 dhjetor, në orën 18:00, në sheshin ‘Nënë Tereza”. Iluzionisti ftoi në shqip qytetarët e shumtë në shesh që të jenë po aq shumë edhe të shtunën në mbrëmje.

Organizatorët bëjnë të ditur se do të ketë një skenografi të dedikuar enkas për këtë event duke garantuar spektakël të vërtetë magjie, i cili do të ketë edhe një moment kulminant, çka e shton edhe më shumë kuriozitetin. Përmes prezencës së shumë magjistarëve, skenografisë së rrallë me një skenë qendrore dhe 5 ishuj në të cilët do të performohet më vete, Digitalb synon që përmes kësaj tipologjie të re arti të sjellë vlerat artistike.

Top Channel