Restoranti kinez ku hanë falas femrat nënpeshë dhe meshkujt mbipeshë

12/12/2014 00:00

Nëse doni të hani falas në restorantin kinez Na Huo, atëherë duhet të jeni një grua nënpeshë ose një burrë mbipeshë.

Restoranti po e bën këtë promocion pasi siç lexohet në faqen zyrtare në internet, “Na Huo kujdeset për të shëndoshët dhe të dobëtit”.

Para se të hanë, restoranti i peshon klientët. Nëse femrat peshojnë më pak se 35 kg, hanë falas, ndërsa meshkujt përfitojnë vetëm nëse peshojnë mbi 140 kg.

Top Channel