Bale dhe Ronaldo të papërmbajtshëm ndaj Almerias

12/12/2014 00:00

Para nisjes së Botërorit të Klubeve Reali i Mdaridit luajti në transfertë ndaj Almerias duke arritur një tjetër fitore, madje me 4 gola.

Edhe pse ditën e martë madrilenët do të luajnë ndeshjen e parë të Botërorit të Klubeve, trajneri italian i Realit, Carlo Ancelotti kishte vendosur të aktivizonte ndaj Almerias formacionin e tij më të mirë që kishte në dispozicion.

Isco ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 34 të pjesës së parë, në të cilën do të kishte vend edhe për dy gola të tjerë. Verza barazon për vendasit në minutën e 39 dhe vetëm 3 minuta më pas uellsiani Bale rikthen epërsinë e miqve.

Pjesa  e dytë nisi sërish me Realin në kërkim të golit të radhës, por në minutën e 62 për vendasit ishte momenti më i mirë i ndeshjes, kur sërish Verza, lojtar i ekipit vendas, fitoi një 11-metërsh, por ishte i pasaktë në ekzekutim.

Prej kohësh ai nuk mungon në listën e golashënuesve, por këtë herë të gjithë po mendonin se ndeshja po mbaronte dhe Ronaldo ende nuk kishte shënuar. Por portugezi përveçse shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 81, ai shënoi edhe të dytin personal në minutën e 89 të ndeshjesh, duke vulosur rezultatin në 1-4.

Me këtë fitore madrilenët kryesojnë të vetëm La Liga-n dhe shkëputen 5 pikë nga ndjekësit e Barcelonës, të cilët do të luajnë ndeshjen e javës së 15 në transfertë ndaj Getafe ditën e shtunë.

Top Channel