Kina përkujton masakrat japoneze

13/12/2014 00:00

Kina përkujtoi për herë të parë me një ceremoni zyrtare masakrën e
Nanjing-ut, ku sipas Pekinit 300 mijë civilë u masakruan nga japonezët
kur pushtuan qytetin në vitin 1937.

Presidenti Xi Jinping tha para të pranishmëve se të mohosh një krim është njësoj si ta bësh sërish atë, megjithëse deklaroi se ceremonia organizohet për të promovuar paqen, jo urrejtjen.

10 mijë persona morën pjesë në ceremoni, të mbijetuar, ushtarë e studentë. Në fjalën e tij, presidenti kinez kritikoi qendrimin e nacionalistëve japonezë, që sipas tij, mohojnë krimin e bërë.

“Historia nuk do të pranojë asnjë që e mohon këtë masakër, shpiërtërat e 300 mijë të vrarëve, 1.3 miliard kinezë dhe gjithë njerëzit që duan paqen dhe drejtësinë nuk do t’i pranojnë”, tha ai.

Megjithatë, Jinping u kujdes që të mos shkaktonte të tjera tensione mes dy vendeve kur tha se “Kina nuk urren një komb të tërë për shkak të krimeve të kryera nga një grup i vogël nacionalistësh e ushtarakësh”.

Milion kinezë humbën jetën në vitet 1930 dhe 1940 kur Japonia pushtoi Kinën.

Top Channel