Mustafa takon Ambasadoren e SHBA

13/12/2014 00:00

Takimin e parë pas marrjes së detyrës si Kryeministër, Isa Mustafa e ka patur me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Isa Mustafa ka marrë zotimin e Ambasadës së SHBA-së për vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të proceseve politike në Kosovë.

Kryeministri ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e ambasadës së SHBA-ve, duke theksuar se do të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve.

Mustafa mori të premten detyrën nga ish-kryeministri Hashim Thaçi. Dorëzimi i detyrës është bërë para objektit të Qeverisë ku kryeministri i ri dhe ish-kryeministri kanë parakaluar para gardës ceremoniale të FSK-së.

As Mustafa, por as Thaçi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë para gazetarëve pas pranim dorëzimit të detyrës.

Top Channel