Një përson është ndaluar nga policia kufitare në Han të Hotit në momentin që po tentonte të trafikonte rreth një kg lënë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë.
I arrestuar është shtetasi Bashkim Vasili 50 vjec nga Tirana. Përsoni në fjalë është diktuar nga shërbimet e policis në momentin që tentonte të kalonte në mënyrë ilegale për në mal të zi duke kaluar rreth 800 metra larg pikës pikës kufitare.
Menjëherë sapo është pikasur nga shërbimet e policis 50 vjecari është ndaluar dhe i është bërë dhe kontroll i imtësishëm ku i është gjetur e fshehur në trup 986.4 grm lende narkotike e dyshuar të jetë heroinë e cila ishte ndarë në tre pjesë të vogla e mbeshtjelël me plasmas të verdhë. Sipas policis përsoni në fjalë në momentin endalimit nuk ka bërë rezistencë .
Policia dyshon se lënda narkotike po trafikohej drejt Mali të Zi dhe i ndaluari tashmë është duke u marrë në pyetje nga agjentët e antitrafiqeve për të kuptuar dhe destinacionin dhe mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti.
Top Channel