Dekretimi i guvernatorit, Meta: Presidentit, kompetencat ia jep Kushtetuta

13/12/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar dekretin e presidentit për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Nga Korça, Meta tha se kreu i shtetit ka kompetencat e tij që ia jep Kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatim të saj.

“Presidenti ka kompetenca që ia jep Kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatim të Kushtetutës. Edhe qeveria e Parlamenti do ta zbatojnë atë dhe ligjet”, deklaroi Meta.

Kryetari i Kuvendit shtoi se, për të thënë fjalën e fundit do të duhet që të ndiqen të gjitha proçedurat parlamentare deri në seancë.

“Për të thënë fjalën e fundit duhet të ndiqen të gjitha proçedurat parlamentare deri në seancë plenare dhe moment i rëndësishëm do të jetë prezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti”, shtoi Meta.

Top Channel