Protesta e banorëve të ish-kabinave, Ristani u jep mbështetje

13/12/2014 00:00

Deputeti i qarkut të Vlorës, Arben Ristani takoi banorët e ish-kabinave të plazhit në qytetin bregdetar.

Përveç kushteve të këqija të jetesës, këto familje vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike, sepse OSHEE e ka ndërprerë linjën për shkak se prej vitit 2007 ata nuk e paguajnë energjinë.

Ristani në takimin me banorët u premtoi atyre se do të kenë përkrahjen dhe vëmendjen e opozitës nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhje.

Ndërkohë, banorët kanë kundërshtuar vendimin që i penalizon ata me ndërprerjen e energjisë.

“Dritat nuk vijnë më këtu. Unë me çfarë do t’i paguaj? Nuk kemi as punë e as lekë”, u ankua një banore gjatë takimit me deputetin.

Familjet e penalizuara protestuan duke thënë se nuk kanë as matës të energjisë elektrike.

Top Channel