15 krerët e Komunave me 637 mijë dollarë të papaguara

13/12/2014 00:00

Deklarata e kreut të OSHEE, se vetëm kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko ka plot 147 mijë dollarë borxhe të papaguara të energjisë elektrike është vetëm maja e aisbergut e pushtetarëve lokalë, pasi detyrimet e tyre personale arrijnë në 637 mijë dollarë detyrim i prapambetur.

Top-Channel ka siguruar të dhënat për 15 kryetarë komunash në të gjithë vendin, të cilët rezultojnë debitorë. Pas Dasho Alikos lista e kryekomunarëve me më shumë borxhe pasohet nga ai i Komunës Vllahinë, Gëzim Hoxha, i cili figuron në sistemin elektronik të OSHEE-së me 7 kontrata të lidhura me operatorin, nga të cilat borxhi i akumuluar deri në datë 13 dhjetor 2014 kap shifrën e mbi 33 milionë lekëve.

Gëzim Hoxha, Komuna Vllahinë, 7 kontrata
5.522.592 Lekë
704.906
621.879
320.870
346.739
31.356
80.275
Totali 33.436.189 Lekë

Ndërsa kolegu i tij i Komunës Rrashbull në Durrës, Hysen Gashi, me dy kontrata energjie rezulton debitor në shumën e mbi 7 milionë lekëve.

Hysen Gashi, Komuna Rrashbull, 2 kontrata
6.949.038
243.107
Totali 7.192.145 Lekë

Një tjetër kryekomunar, ai i Kolshit, Abedin Uruçi duhet t’i paguajë OSHEE-së mbi 2 milionë lekë detyrime të energjisë elektrike, sikurse Gani Allushi i Komunës Zall Herr mbi 1 milion lekë dhe Adriano Shanani, kreu i Komunës Kurjan për katër kontrata është debitor në shumën e afro 1 milion lekë.

Abedin Uruçi, Komuna Kolsh, 2 kontrata
1.719.322
606.748
Totali 2.326070 Lekë

Gani Allushi, Komuna Zall Herr, 2 kontrata
1.318.753
 60.014
Totali 1.378.767 Lekë

Adriano Shabani, Komuna Kurjan, 4 kontrata
444.730
171.371
280.697
91.022
Totali 987.820 Lekë

Sakaq kolegët e tyre të 9 komunave të tjera në rang vendi janë debitorë në shumën e mbi 8 milionë lekëve. Ata janë:

Xhevat Molla, Komuna Ana Malit, 1.009.964
Feriz Hoxha, Kumuna Bytyç, 1.048.462
Pëllumb Thaçi, Komuna Gjinaj, 1.563.013
Halil Aliaj, Komuna Surroj, 993.579
Rrok Dodaj, Komuna Qerret, 972.883
Rahman Demaj, Komuna Tërthore 815.769
Lekë Bibaj, Komuna Hajmel, 740.124
Kujtim Gjoka, Komuna Bushtricë, 670.013
Ahmet Shira, Komuna Kalis, 660.509
Totali: 8.474.16 Lekë

Këto të dhëna në vetëvete përbëjnë një skandal të madh pasi tregojnë se ata që janë zgjedhur për t’i qeverisur këto komuna konform ligjeve në fuqi sot janë shembulli më i  keq që mund t’i ofrojnë qytetarëve të ndershëm dhe paguesve të rregullt të energjisë elektrike.

Mbase është rast i papreçendent jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë kur qeverisësit lokalë i kanë shtetit miliona lekë të papaguara pas konsumimit të energjisë elektrike.

Top Channel