Durrës, restaurim fasadës së qytetit

13/12/2014 00:00

Ndërtesat 100-vjeçare dhe me vlera arkitekturore të cilat ndodhen përgjatë bulevardit Dyrrah dhe shëtitores Taulantia në Durrës janë duke u restuaruar nga bashkia e qytetit.

“Është një investim për të përmirësuar peisazhin e Durrësit, si një qytet me histori e trashëgimi të pasur kulturore. Pa dyshim që nuk do të preket asgjë sepse në Rrugën e Tregtarëve ka ndërtime të para viteve 40 dhe ne do të ruajmë traditën dhe do t’i përmirësojmë këto objekte për të përmirësuar imazhin“, ka deklaruar kryebashkiaku Vangjush Dako.

Restaurimi i plotë i këtyre objekteve pritet të përfundojë pas 6 muajsh. Suvatimi por edhe lyerja e fasadave ka një vlerë monetare prej 20 milionë lekësh, para të cilat janë dhënë nga buxheti i bashkisë.

Nisja e punimeve në këtë fund vitit ka sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve përgjatë Rrugës së Tregtarëve.

Top Channel