Magjia e DigitAlb, spektakël në sheshin “Nënë Tereza”

13/12/2014 00:00

Në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës një festë e madhe e quajtur “Magjia e DigitAlb”.

Shumë surpriza vërtetë magjike janë shfaqur në këtë festë, të cilat me siguri kanë gëzuar të gjithë shikuesit e platformes televizive më të madhe shqiptare.

Qytetarët, të rritur e të vegjël, kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur performancat e iluzionistëve në 5 skena të eventit. Gjithashtu, të vegjëlve u janë shpërndarë edhe dhurata.

Në këtë festë magjike është prezantuar edhe oferta e fundvitit për abonentët e DigitAlb, që sjell përfitime për ata që kanë abonime 1 apo 3-vjeçare, si dhe 1-mujore.

Përfitim më të madh do të kenë ata që abonimin do ta bëjnë këtë muaj dhe sidomos ata që do ta zgjerojnë abonimin, për shembull nga 1 ne 2 apo 3 vjet, që mundëson edhe kursimin e 9 mijë lekëve të reja.

Pas natës në Tiranë, festa e platformës së parë televizive dixhitale në Shqipëri e më gjerë do të transferohet në Prishtinë, ku të dielën mbrëma do të mbahet një festë e ngjashme.

Top Channel