Barça “ngec” me Getafen, 4 pikë larg Realit

14/12/2014 00:00

kampionatit spanjoll, Real Madrid, teksa të shtunën kanë barazuar pa gola në transfertën e vështirë të Getafes, duke mbetur kështu 4 pikë larg madrilenëve.

Ekipi i Luis Enriques mund edhe ta kishte humbur ndeshjen në sekondat e fundit të shtesës, pasi Alvaro Vazquez po shkonte rrezikshëm drejt portës, por vërshëllima e fundit u dëgjua përpara se sulmuesi të godiste topin.

Ai që rrezikoi më bindshëm për të kaluar në avantazh katalanasit ishte Lionel Messi, i cili me anë të një goditjeje dënimi tronditi traversën. Por, ky rezultat nuk është i kënaqshëm, pasi në këtë mënyrë i sigurohet “Los Blancos”-ve kreu i La Ligas për Krishtlindje, pasi edhe ndjekësi i vendit të tretë, Atletico Madrid, thjesht sa mund të barazojë me pikë Barçën, nëse mposhtin këtë të diel Villarrealin.

Një rezultat pozitiv mori Valencia e vendit të pestë, që u kthye te fitorja duke i mjaftuar vetëm pjesa e parë e ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, kur në “Mestalla” shënuan plot tri herë, me Feghouli dhe dygolësh të Pablo Piattit.

Performancë bindëse për Valencian, edhe pse Andre Gomes doli me karton të kuq në pjesën e dytë, ekip që kthehet te fitorja pas asaj të fundit të regjistruar në fillim të nëntorit.

Malaga mbetet një pikë larg tyre, pasi mposhti në shtëpi Celta Vigon 1-0, falë një goli me kokë të Samu në pjesën e parë. Ndërsa Cordoba-Levante, dy ekipet e fundit në renditje, barazuan a gola mes tyre.

Top Channel