Japoni, sot zgjedhjet e parakohshme, pretendent kryeministri Abe

14/12/2014 00:00

Partia e kryeministrit Shinzo Abe synon të marrë një fitore masive në zgjedhjet e kësaj të diele, që do t’i lejojë atij të ketë një mandat të ri për politikat e tij reflaksionare për të rigjallëruar ekonominë japoneze, edhe pse pjesëmarrja në votime duket se po shënon rekordin më të ulët që nga paslufta.

Abe kërkoi zgjedhjet e parakohshme si një referendum mbi strategjinë e tij “Abenomiks”, për t’i dhënë fund deflacionit dhe për të gjeneruar rritjen ekonomike. Sondazhet mediatike, të cilat kanë rezultuar të besueshme në të kaluarën, do të jepen duke nisur nga ora 8 e mbrëmjes me orën lokale.

Lideri konservator mbajti zgjedhjet pas vetëm 2 vitesh në detyrë, si një bast që fillimisht është parë si një veprim që do t’i kushtojë atij disa vende në Parlament. Por, projeksionet mediatike thonë se Partia Liberaldemokratike e tij (LDP), prej kohësh në pushtet, mund të fitojë më shumë se 300 vende në dhomën e ulët prej 475 vendesh, duke shënuar me shumë mundësi fitoren më të madhe që pas themelimit të kësaj partie 6 dekada më parë.

Së bashku, LDP dhe partneri më i vogël në pushtet, priten të ruajnë supermazhorancën e tyre prej 2/3-ash. Ekspertët paralajmëruan përpara zgjedhjeve se mandati ndaj Abes mund të jetë më i vogël nga ai aktuali, pasi votuesit e pakënaqur janë dyshues ndaj “Abenomiks”, por edhe të ndërgjegjshëm për opozitën, e cila duhet të rrijë ende në shtëpi.

Në 2 të mesditës, pjesëmarrja në votime ka qenë 22,7 përqind, duke pësuar një ulje prej 5 përqind nga i njëjti orar i zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2012, tregojnë të dhënat qeveritare. Pjesëmarrja ka kapur shifrat më të ulta prej 59,3 përqind në ato votime, në të cilat Abe u rikthye në pushtet për një mandat të dytë të rrallë, me premtimet për një rigjallëruar ekonominë e prekur nga deflacioni dhe një popullsi drejt plakjes.

Top Channel