Ja ku do ta festojnë Krishtlindjen familja Kardashian

14/12/2014 00:00

Kris Jenner zhvillon thuajse të njëjtën “party” në prag Krishtlindjeje, që kur ajo ka qenë 22 vjeçe, por festa vetëm sa është zmadhuar dhe përmirësuar.

Përpara kësaj feste të përvitshme, 59-vjeçarja e martuar dy herë ka zbukuruar rezidencën e saj me të gjitha dekoret e mundshme e të përshtatshme për këtë Krishtlindje.

Vajza e saj nga martesa e dytë, Kendall Jenner, 19 vjeçe, ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram gjatë së shtunës, të shoqëruar me shënimin “mezi pres të shkoj në këtë shtëpi”.

Në fakt, fotoja tregon një korridor hyrjeje të stolisur me gjithçka të mundshme, përfshi edhe statuja arrëthyesish prej druri, por nuk mund të mungonin “shkurret” e ndritshme dhe stolitë e kuqe, tipike të festave të fundvitit. Porta hyrëse kufizohet me bredh dhe vargje dritash, që të çon drejt një peme Krishtlindjeje të stolisur më së miri.

Edhe vajza tjetër 17-vjeçare, Kylie Jenner, ka publikuar të njëjtën foto, sërish dje, duke shkruar thjesht “kristmas @ kris’s” (Krishtlindje te Krisi).

“Prag Krishtlindja është një nga netët më të mëdha të familjes sime përgjatë gjithë vitit”, ka thënë Kris për Oprah Winfrey gjatë vitit të kaluar. “Mezi e presim atë natë, sepse është e magjishme dhe e festojmë fuqishëm. Nuk kam lënë vit pa e festuar, që prej moshës 22-vjeçare”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel