Hamas, paradë ushtarake në Gaza: Do të shkatërrojmë Izraelin

14/12/2014 00:00

Duke u angazhuar se do të shkatërrojë Izraelin, Hamas ka zhvilluar një paradë të rreth 2000 luftëtarëve të armatosur dhe raketave të montuara në kamionë përmes Gazas, këtë të diel, për të shënuar kështu 27-vjetorin e formimit të saj me një shfaqje – ndoshta më të madhen – që tregon forcën e saj që prej fundit të luftës së Gazës, gjatë verës.

Një armëpushim në gusht i dha fund 50 ditëve luftim me Izraelin, në të cilën sipas zyrtarëve kanë vdekur mbi 2100 palestinezë, shumica e të cilëve civilë. Izraeli shënoi gjatë kësaj kohe 67 të vdekur mes ushtarëve dhe 6 civilë.

Në paradë, një lider i lartë i Hamasit rikonfimoi premtimin bazë që prej themelimit të tyre, për të shkatërruar Izraelin.

“Iluzioni që mban emrin Izrael do të zhduket. Ai do të largohet nga duart e Brigadave Qassam”, tha Khalil al-Hayya, një lider i Hamasit, duke iu referuar krahut të armatosur të lëvizjes ekstremiste islamike, në Palestinë.

Gjatë viteve të fundit, disa liderë të Hamasit kanë thënë se do të pranonin një shtet palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në vitin luftën e vitit 1967, në këmbim të paqes afatgjatë prej tyre, por do të vazhdojnë të refuzojnë ekzistencën e armikut të tyre kryesor.

Top Channel