Berat, në pranga një 17 vjeçar, iu gjetën 25 kallëpe tritoli, fishekë dhe kanabis

14/12/2014 00:00

Policia e Beratit ka bërë të mundur gjatë ditës së diel arrestimin e një 17 vjeçari, pasi iu gjet në banesë një sasi tritoli, fishekë dhe kanabis.

Bëhet e ditur se 17 vjeçari i arrestuar është shtetasi me inicialet A.D. Pas kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur 25 kallëpe tritoli, 2 metra fitil, 4000 fishekë, si edhe 500 gr kanabis.

Një tjetër person në Berat, shtetasi me inicialet K.L 35 vjeç, procedohet në gjendje të lirë për prodhim dhe mbajtje të municioneve.

Top Channel