PS: Basha të mos nxisë anarkinë

14/12/2014 00:00

Partia Socialiste i është përgjigjur liderit të opozitës, duke i kërkuar të mos nxisë kaosin dhe tha se qeveria subvencionon absolutisht të gjithë fermerët që paguajnë taksat dhe detyrimet ndaj shtetit. 

“Lulzim Basha duhet ta mbledhë mendjen e të mos i bëhet krahë informalitetit. Sot, ndryshe nga koha e Saliut, nafta në fshat rimbursohet 100% për këdo që ka faturë të rregullt, njësoj siç përfiton ulje në TVSH çdo fermer që paraqit faturë të rregullt për pesticidet dhe imputet bujqësore. Por sigurisht, që të përfitosh nga shteti duhet të jesh i rregullt me shtetin. Pasi ka mbaruar koha e informalitetit të Saliut dhe Lulit, që nxisin anarkinë, mospagimin e energjisë, ujit apo detyrimeve të tjera. Luli duhet të shpëtojë nga frika e përballjes me realitetin. Lajmet e servirura me kasetë, siç ka bërë rëndom gjatë gjithë karrierës së tij, tregojnë se Luli nuk është i sigurt as në atë që thotë, as në atë që qytetarët do i thonë. Ndaj preferon censurën dhe përzgjedhjen e informacionit nga zyra e tij e shtypit, jo nga media e lirë dhe gazetarët profesionistë”, tha deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Top Channel