Prej vitit 1977, arkitekti Arben Meksi është projektues i disa prej objekteve që sot janë shndërruar në identifikuese të qytetit të Vlorës. Projekte këto të cilat janë bërë bashkë në një libër, i cili u përurua njëherazi me ekspozitën e çelur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, ekspozitë e cila reflekton edhe pasionet e tjera të arkitekti, karikaturën dhe fotografinë.

“Arkitektura është e dobishme, e prekshme nga njerëzit, e lavdërueshme apo e kritikueshme. Arkitektët janë njerëz vizionarë, futuristë, ata modelojnë mentalitetin e njerëzve, duke kuptuar se qyteti nuk i takon vetëm një brezi dhe nuk ndërtohet vetëm nga një brez. Si profesionist i kësaj fushe dhe me optimizmin drejt ndryshimeve urbane të qyteteve, shpreh bindjen se brenda pak vitesh do të kemi të realizuar një pamje tjetër në urbanisitkë arkitekturë dhe art elitar”, është shprehur arkitekti Arben Meksi.

Libri bën bashkë projektet e realizuara nga arkitekti Meksi në mëse 30 vite dhe‎ është i rëndësishëm jo pak për arkitektët e rinj. Ndërsa ekspozita ku kanë ekspozuar këto Projekte do të qëndrojë e çelur për disa ditë në muze.

Top Channel