Atentat në aksin rrugor Pukë-Vau i Dejës, qëllohet në drejtim të një automjeti në lëvizje

15/12/2014 00:00

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pukë-Vau i Dejës, në vendin e quajtur “Qafë Celë”, në zonën e Shkodrës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje.

Nga verifikimet ka rezultuar se automjeti tip Wolksvagen me targë AA354 KM, drejtuar nga shtetasi me inicialet E. D., 25 vjeç, me banim në Tiranë, ka pasur të thyer dy xhamat anësore ndërsa drejtuesi i mjetit nuk është lënduar.

Grupi i punës po punon ende në vendngjarje për gjetjen e gëzhojave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje e cila po ndiqet nga një grup hetimor i krimeve të rënda.

Policia po kërkon të zbulojë autorët si dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje nëse ka qenë një tentativë grabitjeje apo atentat ndaj personit që drejtonte mjetin.

Top Channel