Korçë, dy persona të maskuar grabisin kazinonë në qendër të qytetit

15/12/2014 00:00

Një kazino në qendër të qytetit të Korçës është grabitur nga maskat në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas të dhënave, dy persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë hyrë në  Kazino “Astra 2” dhe pasi kanë përvetësuar një shumë lekësh janë larguar.

Pas ngjarjes është sinjalizuar menjëherë policia e cila pasi ka marë në kqyrje kamerat e sigurisë ka konstatuar dy persona të maskuar dhe me armë gjahu në duar të cilët kanë hyrë në ambientet e brendshme të kazinosë dhe kanë marrë një shumë lekësh.

Sipas të dhënave, pasi kanë hyrë në ambjentet e kazinosë në kohën kur atje ka pasur edhe persona të tjerë ata kanë përvetësuar 9 milionë lekë të vjetra, por pa shkaktuar të lënduar.  

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel