Kosovë, Kuvendi nuk miraton dot formimin e Komisioneve Parlamentare

15/12/2014 00:00

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë formimin e Komisioneve Parlamentare.

Partnerët e koalicionit qeverisës nuk arritën të sigurojnë 2/3 e nevojshme të votave të deputetëve për të ndryshuar rregulloren e punës në mënyrë që të shtojnë një komision parlamentar, siç kishin planifikuar.

Një mosmarrëveshje tjetër në këë seancë ishte përfaqësimi i deputetëve minoritarë në komisione.

Për shkak te dështimit në formimin e komisioneve, kryetari i Kuvendit Kafri Veseli mbylli punimet e seancës.

Top Channel