Pit Bulli që tmerrohet nga ananasi

15/12/2014 00:00

Ananasi është gjëja e fundit që të shkon në mendje se mund të frikësojë një Pit Bull, por Stella ka tmerr pikërisht këtë frut tropikal.

Një video tregon si qeni leh pa pushim duke iu drejtuar ananasit. Në kohën që pronarja e merr në dorë frutin për t’ia treguar më nga afër qenit, Stella largohet dhe i leh vetëm nga një distancë e largët.

Pronarja e qenit shkroi në Youtube: “Stella, pit bulli im, po lehte pa pushim dhe unë nuk po e kuptoja arsyen. Më vonë kuptova që kishte frikë nga ananasi. Ishte e qartë se nëse nuk e nxirrja nga shtëpia ananasin, Stella nuk do të pushonte.”

Kliko këtu për videon.

Top Channel