Champions, City-Barça dhe PSG-Chelsea supersfidat e 1/8-ve

15/12/2014 00:00

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për 1/8 e finaleve të Champions League dhe bien në sy dy supersfida: PSG-Chelsea dhe Manchester City-Barcelona.

Në sfidat e tjera, Juventusi do të ndeshet me Borussia Dortmund, Real Madrid me Schalke 04, Bayern Munchen me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, Arsenal me Monaco, Basel me Porton dhe nënkampionët e Europës në fuqi të Atletico Madrid do të ndeshen me Bayer Leverkusen.

Ja çiftet e dala nga shorti:

PSG-Chelsea

Manchester City-Barcelona  

Juventus-Borussia Dortmund

Schalke 04-Real Madrid

Shakhtar Donetsk-Bayern Munchen

Arsenal-Monaco

Basel-Porto

Bayer Leverkusen-Atletico Madrid

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen në datat 17/18 dhe 24/25 shkurt, ndërkohë që ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 10/11 dhe 17/18 mars.

Top Channel