Vlorë, radhë të gjata të debitorëve të ujit

15/12/2014 00:00

Ultimatumi i kryeministrit të vendit, Edi Rama, se pas aksionit ndaj debitorëve të energjisë elektrike do të fillojë një tjetër aksion, e pikërisht ai ndaj vjedhësve dhe debitorëve të ujit, ka bërë që prej tri ditësh pranë zyrave të pagesës së ujit në Vlorë të shënohen radhë të gjata.

Çdo ditë, qytetarë të shumtë qëndrojnë në këto ambiente për të shlyer detyrimet. Lajmi konfirmohet nga vetë drejtoresha e Ujësjellësit Vlorë, Varvara Gjika. Sipas saj, arkëtimet janë rritur me 200%, ndërkohë që derdhjet në arka arrijnë në 14 milionë lëkë në ditë.

Qytetarë të shumtë i gjen përditë te Zyrat e Ujësjellësit, si dhe në sportelet e tij, për të derdhur detyrimet që kanë ndaj Ujësjellësit të Vlorës.

Varvara Gjika shprehet se aksioni për prerjen e furnizimit me ujë të pijshëm ndaj debitorëve ka nisur prej kohësh, ndërsa qytetarët që prej vitesh janë debitorë po ndërgjegjësohen dhe po i drejtohen arkave të Ujësjellësit.

Top Channel