Letra e Edi Ramës për qytetarët

15/12/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një letër falenderimi për të gjithë qytetarët që paguajnë energjinë elektrike, veprim të cilin ai e quan një detyrim të fortë për qeverinë, që të  luftojë pa pushim për t’i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë.

“Energiia nuk mund të vazhdojë të paguhet më vetëm nga Ju dhe Ju s’mund të mbani më në kurriz, me paratë Tuaja, edhe ata që e vjedhin energjnë”, thekson kreu i ekzekutivit.

“Dua ta dini se Ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shembullit Tuaj qytetar dhe po ashtu, dua t’Ju siguroj se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të bëjë gjithçka që vendi ynë të ketë, më në fund, shtetin dinjitoz që Ju meritoni. Me këtë shprehje mirënjohjeje dhe angazhim të sinqertë përpara Jush, gjej rastin t’Ju siguroj se jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë, mundimet e për shpresat Tuaja dhe t’Ju shpreh bindjen se së bashku do t’i bëjmë këto vite reformash rrënjësore, vitet e Rilindjes së shumëdëshiruar për Shqipërinë”.

Rama e mbyll letrën e falenderimit duke uruar Gëzuar Vitin e Ri 2015.

Top Channel