Ujku adoleshent i “Wall Street”

15/12/2014 00:00

Studimet kushtojnë dhe sidomos kur bëhet fjalë për t’i ndjekur ato në Shtetet e Bashkuara.

Por një adoleshent refugjatësh bengalezë në Nju Jork, jo vetëm që i ka përballuar me sukses këto shpenzime, por është bërë edhe milioner.

18-vjeçari Mohamed Islam ka bërë një pasuri prej 72 milion dollarësh. Si? Ndërsa miqtë e tij shfrytëzonin kohën e lirë mes dy orëve të mësimit duke pirë ndonjë kafe apo duke ecur, Mohamed luante në bursën e Nju Jorkut.

Sigurisht vetëm kjo nuk mjaftonte. Përveç vullnetit nevojitej edhe intuita dhe zgjuarsia për të investuar aty ku duhej. As kjo nuk i mungonte Mohamed që ka nisur të luajë në bursë që në moshën 9-vjeçare.

Ai rrëfeu për mediat amerikane se gjithmonë e ka tunduar “Wall Street”, por jo gjithçka ka qenë fushë me lule. Kur ishte 9 vjeç investimet nuk ishin aq të suksesshme, madje në një rast humbi të gjitha kursimet e tij.

Por njëriu mëson prej gabimeve dhe pikërisht këtë bëri Mohamed, pavarësisht se familja e tij nuk është fort entuziaste për ambiciet e të riut. Në qershor ai mbush 18 vjeç dhe mund të marrë liçencën për ngritjen e një kompanie të veten me objektiv fitimin e 1 miliard dollarëve në vitin e parë.

Objektivi është tepër kurajoz, por fundja jo më kot “New York Times” në një numër të sajin do të quante Mohamed “Ujkun adoleshent të Wall Street” dhe “Forbes” do të rëndiste të 108 në listën e amerikanëve më të pasur të vitit.

Top Channel