Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

15/12/2014 00:00

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer ka shpallur
Majlinda Kelmendin xhudistën më të mirë në botë, në të gjitha
kategoritë e këtij sporti.

Marius Vizer, në konferencë ceremoniale në Prishtinë tha se suksesi i Majlinda Kelmendit, ka hapur dyert e sportit kosovar për t’u  njohur ndërkombëtarisht.

“Dua vecanërisht të them se është një atlete e jashtëzakonshme. Një nga pak fitueset e xhudos, që për një kohë të shkurtë u bë atletja më prestigjoze e xhudos. Me suksesin e federatës së xhudos, Majlindës dhe trajnerit të saj Dritonit, mendoj se u hapën dyert që sporti i Kosovës të njihet nga Komiteti Ndërkombëtar i Sportit dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, tha Marius Vizer, president i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Ajo që më së shumti gëzoi xhudistën kosovare ishte fakti se ky çmim iu dha në shtetin e saj.

“Është nder, kënaqësi shumë e madhe sepse po të mos ishte ai, unë nuk do të kisha këto suksese që I kam sot, jo vetëm unë por federate në përgjithësi. E falenderoj shumë, më gëzon shumë fakti që cmimi si xhudistja  më e mirë në botë ka ardhë të ma jap pikërisht në shtetin tim, në Kosovë”, deklaroi Majlinda Kelmendi, kompione bote, xhudo.

Marius Vizer njihet si njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj në anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombër. Ndaj dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi Vizer me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ish-ministri o kulturës rinisë dhe sportit, Memli Krasniqi dhe trajneri i Majlinda Kelmendit Driton Kuka, vlerësuan lart angazhimin e Marius Vizer për ndërkombëtarizimin e xhudos por edhe të sportit kosovar në përgjithësi.

Top Channel