Referendumet kundër ndarjes territoriale, PS ankimon vendimet e KQZ

15/12/2014 00:00

Partia Socialiste ka shfrytëzuar afatin e fundit ligjor, për ankimimet në Kolegjin Zgjedhor, ku ka depozituar rreth 135 kërkesa për të kundërshtuar vendimin e KQZ për procedurat e referendumeve që kundërshtojnë ndarjen e re territoriale.

Partia Socialiste thotë në këto ankimime se KQZ-ja ka tejkaluar ligjin kur për një reformë kombëtare, ka shpërndarë formularë tip për referendume lokale. Socialistët kërkojnë rrëzimin e këtyre vendimeve nga kolegji zgjedhor.

Në rast të miratimit të kësaj kërkese, vendimet e KQZ-së bëhen nul. Në rast të kundërt, afati për plotësimin e procedurave për referendum dhe shqyrtimi nga KQZ kap datën 1 mars të vitit të ardhshëm dhe përkon me një kohë të shkurtër nga mbajtja e zgjedhjeve të qershorit.

Top Channel