Nis Botërori i Klubeve për Realin

16/12/2014 00:00

Real Madrid do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e parë të Botërorit të Klubeve ndaj meksikanëve të Cruz Azul me objektivin për të arritur në finale dhe për të fituar titullin e fundit për vitin 2014, një vit që për madrilenët ka hyrë në histori si viti i “Të Dhjetës”.

Gjithashtu, gjatë këtij viti skuadra e Carlo Ancelottit ka fituar edhe Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Europës.

Trajneri italian do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, me përjashtim të të dëmtuarit James Rodriguez. Në vend të tij do të luajë Asier Illarramendi. Në sulm do të jetë treshja Cristiano-Benzema-Bale. Botërori i Klubeve është i vetmi kompeticion që Cristiano nuk ka fituar dhe nuk ka shënuar.

Nga ana tjetër, Cruz Azul vjen në këtë gjysmëfinale me shumë motivim për të bërë surprizën pasi mundi në shtesë dhe në një terren shumë të vështirë australianët e Western Sydney.

Top Channel