Korçë, burgim i përjetshëm për vrasësin e katërfishtë

16/12/2014 00:00

Është dënuar me burgim të përjetshëm Bashkim Latollari, autori i vrasjes së katërfishtë në fshatin Gjonomadh të Korçës.

Latollari ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues, ndërsa avokati i tij kërkoi një dënim më të butë.

Bashkim Latollari masakroi katër persona të një familjeje më 7 janar të vitit 2014 me pretendimin se ata pengonin marrëdhënien e tij me Daniela Meçollarin, edhe ajo në prej viktimave.

Top Channel