Kukës, kreu i qarkut: Do të nisim protestat, nuk paguajmë dot energjinë

16/12/2014 00:00

Kreu i Qarkut të Kukësit ka paralajmëruar mbajtjen e protestave për shkak se sipas tij qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike.

Ibsen Elezi deklaroi: “Kryeministri Edi Rama shumë shpejt do të përballet me protestat e qytetarëve sepse ata nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë.”

Zoti Elezi theksoi se “kërkesa e pagesës së kamatëvonesës është antiligjore pasi faturat jane afrofe”.

“Skema për pagimin e detyrimeve nuk vendos raport të drejtë me banorët e zonave të varfëra”, shtoi kreu i Qarkut Kukës.

 

Top Channel